G2G


Mbledhjet qeveritare G2G kanë si qëllim të forcojnë urat midis Shqipërisë dhe shteteve të rajonit. Një mesazh bashkëpunimi, dedikuar të ardhmes të përbashkët e cila rezulton në jetesë më të mirë të qytetarëve të vendeve tona. Kjo vjen në momentin e duhur kur Shqipëria në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, merr një angazhim në ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshëm, afatgjatë, në fusha si diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura etj. Kjo traditë që po konsolidohet, po jep frutet e veta dhe ka si qëllim çështje dhe projekte të rëndësishme me impakt jo vetëm bilateral por edhe rajonal. Tashmë është krijuar një traditë e mirë për projekte të përbashkëta në këtë drejtim, me synimin për të rritur bashkëpunimin mes vendeve në rajon. Theksohet domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit dypalësh me vëndet e rajonit për të hequr barrierat tregtare, për të nxitur investimet dhe për të rritur lëvizshmërinë duke lehtësuar qarkullimin e njerëzve dhe mallrave. Bashkëpunimet dypalësh udhëhiqen nga interesi kombëtar për të thelluar ndërveprimin politik, ekonomik, social dhe kulturor dhe për të avancuar përpjekjet për një integrim sa më të shpejt rajonal dhe ndërkombëtar me aspiratën që Shqipëria dhe vëndet e rajonit të jenë një ditë së bashku pjesë e pandashme e familjes së madhe të Bashkimit Europian. Agjenda e punës e përcaktuar bashkërisht dhe që gjen shprehje në Deklaratën e Përbashkët që nënshkruhet në përfundim të këtyre takimeve, ka qasje konkrete përmbajtësore dhe synon rezultate të prekshme ne te gjitha fushat e bashkepunimit rajonal. Buletini G2G është krijuar si një bazë të dhënash për të gjitha marrëveshjet e nënshkruara në takimet e zhvilluara deri më sot, si dhe përmban informacion mbi projekte konkrete si rezultat i këtyre marrëveshjeve.

Fushat e Veprimit


Marrëveshjet


Kosova - 04/05/2023


Protokolli për nxitje dhe lehtesim të tregtisë

Mali i Zi - 27/02/2023


Marrëveshje për ndërtimin e Urës ndërkufitare mbi lumin Buna

Mali i Zi - 27/02/2023


Marrëveshje administrative për siguriemet shoqërore

Mali i Zi - 27/02/2023


Marrëveshje për siguriemet shoqërore

Lajmet e fundit