Nis mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të zi


image

Mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së republikës së shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi nisi sot në ndërtesën e re të të akademisë së shkencave dhe arteve të Malit të zi, në Podgoricë.

Kryeministri Edi Rama dhe delegacioni i ministrave të kabinetit që e shoqëron u pritën në një ceremoni zyrtare nga Kryeministri i malit të zi, Dritan Abazoviç.

pas përfundimit të seancës së përbashkët mes qeverive, e cila po zhvillohet aktualisht kryeministri Edi Rama dhe kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazoviç do të nënshkruajnë deklaratën e përbashkët dhe marrëveshjen bilaterale për ndërtimin e urës në lumin Buna.

Gjithashtu do të nënshkruhen edhe disa marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë, si dhe marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin shën nikollë – pulaj në territorin e republikës së Shqipërisë.

Pas nënshkrimit të marrëveshjeve ndërshtetërore, kryeministrat e dy vendeve edi rama dhe  dritan abazovic do të mbajnë një konferencë të përbashkët për shtyp.