G2G
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive Shqipëri – Kosovë përbëjnë një gur historik për zhvillimin e gjithanshëm të të dy vendeve dhe të gjithë hapësirës shqiptare.
Që prej nënshkrimit të Deklaratës së Përbashkët për Bashkëpunim dhe Partneritet Strategjik mes dy vendeve, më 11 janar 2014, në Prizren, është hapur një kapitull i ri në marrëdhëniet midis dy shteteve, pasuar me takime të përvitshme për të rritur potencialin e përbashkët të tyre.
Të tetë mbledhjet ndërqeveritare (G2G) dëshmojnë qartë vullnetin politik të të dy vendeve dhe gatishmërinë që të çojnë përpara bashkëpunimin midis tyre bazuar edhe në marrëveshjet e firmosura. Me nënshkrimin e marrëveshjeve, dialogu, bashkëpunimi dhe koordinimi ndërqeveritar është përforcuar dhe intensifikuar më tej, duke synuar kështu materializimin e politikave të ndërsjella strategjike dhe përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve tanë.
Deri më tani janë firmosur 164 marrëveshje, memorandume të lindura nga interesi i përbashkët dhe që përforcon edhe më tej bashkëpunimin institucional në cdo fushë në të dyja anë të kufirit.
Fushat e Veprimit
Takimet
Mbledhja e përbashkët e radhës mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë, u zhvillua më 20 Qershor 2022 në Prishtinë, nën bashkëdrejtimin e Kryeministrit Edi Rama dhe Kryeministrit Albin Kurti, si dhe me pjesëmarrjen e ministrave, anëtarë të kabineteve respektive.
19 marrëveshjet e nënshkruara mes Kosovës dhe Shqipërisë pritet t'ua lehtësojnë jetën qytetarëve në të dyja vendet. Në një mbledhje të përbashket të dy qeverive që u zhvillua në Prishtinë të dyja palët ranë dakord për memorandumet ndërqeveritare në fushën e arsimit, të doganave, të energjisë, rë bujqësisë, të infrastrukturës rrugore, të transportit, të shëndetësisë, të mbrojtjes dhe të drejtësisë.
Në sektorin e arsimit u ra dakord që studentët nga të dy vendet të konkurrojnë në vijim të sudimeve në 19 universitete të të dyja shteteve, në kushte të barabarta. Po ashtu palët u pajtuan që të punojnë drejt lehtësimit të plotë të lëvizjes së lirë mes dy shteteve dhe më pas për të krijuar një platformë të përbashkët digjitale për promovimin e turizmit të të dyja vendeve.
Në sektorin e transportit u arrit marrëveshje për fillimin e studimit të fizibilitetit që i hap rrugë ndërtimit të linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë. Në marrëveshjet që u nënshkruan ndërmjet qeverisë së Kosovës dhe asaj të Shqipërisë u përfshi edhe çështja që kalimi i kufirit nga të dyja anët të bëhet pa regjistrim nga organet kufitare në ditët e festave zyrtare dhe fundjavave gjatë gjithë verës.
Në mbledhjen e dy qeverive u paraqit edhe projekti i lidhjes së portit të ri tregtar në Porto Romano dhe linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë me një të ashtuquajtur port “të thatë” në Prishtinë, që u vlerësua si rrugë shumë e rëndësishme për shkëmbimin tregtar edhe për rajonin e Ballkanit.
Mbledhja e dy qeverive në Elbasan u shoqërua me firmosjen e 13 marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës, duke e ngritur bashkëpunimin dhe afrimin mes vendeve tona në një tjetër nivel.
Mbledhja e dy qeverive, Shqipëri-Kosovë, u përmbyll me nënshkrimin e disa marrëveshjeve ne leter dhe protokolleve të bashkëpunimit dypalësh
Mbledhja e dy qeverive në Elbasan u shoqërua me firmosjen e 9 marrëveshjeve mes Shqipërisë dhe Kosovës.
Takimi i katërt ndërqeveritar Shqipëri-Kosovë u mbajt më 27 nëntor 2017, në Korçë. Të dy qeveritë konfirmuan bilancin pozitiv të zbatimit të marrëveshjeve të tre takimeve të mëparshme, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Në takim, u nënshkruan dymbëdhjetë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euro-atlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura etj. Gjithashtu u nënshkrua edhe një Deklaratë e Përbashkët me fokus rritjen dhe bashkëpunimin e gjithanshëm mes dy vendeve.
Në fjalën e tij Kryeministri Rama u theksua mbështetja e Shqipërisë ndaj Kosovës në përpjekjet e saj për anëtarësim në organizatat rajonale dhe ndërkombëtare. Gjithashtu u evidentua domosdoshmëria e thellimit të bashkëpunimit dypalësh në funksion të heqjes së barrierave tregtare, nxitjes së investimeve, rritjes së mobilitetit dhe lehtësimit të qarkullimit të njerëzve dhe mallrave.
Një vëmendje e veçantë iu kushtua edhe bashkëpunimit ndërkufitar, që ka në fokus zhvillimit e brezit kufitar mes dy vendeve, nxitjen e planeve zhvillimore dhe shkëmbimin kulturor.
Qeveritë e Shqipërisë dhe Kosovës zhvilluan takimin e tyre të tretë të përbashkët në kryeqytetin e Kosovës, Prishtinë, më 3 qershor, kryesuar nga kryeministrat e Shqipërisë dhe Kosovës, Edi Rama dhe Isa Mustafa.
Dy kryeministrat synojnë ta kthejnë këtë model bashkëpunimi, në një model rajonal dhe kufijtë mes vendeve të rajonit të bien, dhe drejt lëvizjes së lirë të njerëzve dhe të mallrave.
Mbledhja e II Shqipëri-Kosovë
Mbledhja e I Shqipëri-Kosovë
Marrëveshje ndër vite