G2G


Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Shqipërisë- Maqedoni e Veriut përbërjnë një moment kyç në historinë tonë të përbashkët për faktin se është formati i parë i këtij niveli mes qeverive të dy vendeve, por edhe sepse u mor një angazhim i përbashkët në ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshëm afatgjatë, me synimin për t’i ngritur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në një stad të ri cilësor. Të dyja qeveritë konfirmojnë bilancin pozitiv të zbatimit të marrëveshjeve të arritura në takimet qeveritare, në funksion të thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh. Në takime janë nënshkruar marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi në fushat si procesi i integrimit euroatlantik, diplomacia, ekonomia, tregtia, diaspora, kultura, infrastruktura etj.

Fushat e Veprimit


Takimet


Takim i dytë i dy qeverive Shqipëri-RMV, i mbajtur në Shkup, më datë 14 nëntor 2022,  u nënshkruan marrëveshje dhe memorandume duke filluar nga bashkëpunimi në procesin e integrimit në BE, bashkëpunim në fushën e mbrojtjes, sigurisë, kontrollin e përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-Thanë, memorandum bashkëpunimi në sektorin ekonomik dhe energjetik.

Protokoll për krijimin e pikave të përbashkëta kufitare Qafë –Thanë -Kjafasan
Lexo Marrëveshjen
Memorandum Mirëkuptimi dhe bashkëpunimi në fushën e Financave Publike dhe Procesit të Aderimit në Bashkimin Evropian
Lexo Marrëveshjen
Memorandumi bashkëpunimi për bashkëpunim në fushën e digjitalizimit të shërbimeve konsullore.
Lexo Marrëveshjen
Marrëveshje për krijimin e task forcave të përbashkëta në fushën e sigurisë
Lexo Marrëveshjen
Protokoll për implementimin e kontrollit të përbashkët kufitar në pikën e përbashkët të kalimit kufitar Qafë-thanë/ Qafasan
Lexo Marrëveshjen
Programi për bashkëpunim në fushën e arsimit dhe shkencës për periudhën 2023-2026.
Lexo Marrëveshjen
Memorandum bashkëpunimi për zbatimin e gjuhës së shenjave Shqipe
Lexo Marrëveshjen
Memorandum bashkëpunimi mbi përdorimin gjuhës Shqipe standarte në RSH dhe RMV
Lexo Marrëveshjen
Memorandum e Bashkëpunimi në fushën e sipërmarrjes
Lexo Marrëveshjen
Memorandum bashkëpunimi për çështjen e integrimit në BE
Lexo Marrëveshjen
Marrëveshjen e bashkëpunimit në fushën e shëndetësisë
Lexo Marrëveshjen
Memorandum bashkëpunimi në fushën e politikës sociale dhe mbrojtjen e fëmijëve
Lexo Marrëveshjen

Takim i parë i dy qeverive, i mbajtur në Pogradec, më datë 15 dhjetor 2017, ishte një moment kyç në historinë tonë të përbashkët, për faktin se është formati i parë i këtij niveli mes qeverive të dy vendeve, por edhe sepse u mor një angazhim i përbashkët në ndërtimin e një mekanizmi të qëndrueshëm afatgjatë, me synimin për t’i ngritur marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Maqedonisë në një stad të ri cilësor. Agjenda e punës e përcaktuar bashkërisht dhe që gjen shprehje në Deklaratën e Përbashkët të nënshkruar në përfundim të kësaj mbledhjeje, ka një qasje konkrete përmbajtësore dhe synon rezultate. 

Në të u përfshinë intensifikimi i marrëdhënieve dypalëshe përmes shtimit të dialogut dhe shkëmbimeve në të gjitha fushat e bashkëpunimit, mobilizimi i përpjekjeve për të çuar deri në fund angazhimet në kuadër të integrimit në strukturat Euro-Atlantike, puna për të lidhur akoma më shumë Shqipërinë dhe Maqedoninë përmes zhvillimit të infrastrukturës rrugore, hekurudhore dhe energjetike, përmirësimi i standardeve të qarkullimit të lirë të mallrave, njerëzve dhe kapitalit duke ndjekur modelin e doganave kufitare sipas One-Stop-Shop.

 

Në takim u ritheksua rëndësia e Marrëveshjes së Ohrit dhe zbatueshmëria e saj në frymë dhe në gërmë në të mirë të përmbushjes së të drejtave të popullsisë shqiptare në Maqedoni, harmonisë ndëretnike dhe kohezionit social në vend. Kryeministri Zaev theksoi gjatë fjalës së tij në Konferencën për shtyp angazhimin e qeverisë së tij për miratimin e Ligjit për Përdorimin e Gjuhëve .

 

Po ashtu u nënshkruan edhe katër marrëveshje:

 

Deklaratë e përbashkët ndërmjet Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë, SH.T.Z. Edi Rama dhe Kryeministrit të Republikës së Maqedonisë SH.T.Z Zoran Zaev në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Maqedoni.

Memorandum mirëkuptimi ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Republikës së Maqedonisë për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm.

Plan për bashkëpunim dhe konsultime ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Ministrisë së Brendshme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë së Brendshme të Republikës së Shqipërisë, mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm.

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.

 

Memorandum bashkëpunimi ndërmjet Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave të Republikës së Shqipërisë dhe Institutit të Trashëgimisë Shpirtërore e Kulturore të Shqiptarëve – Shkup.
Lexo Marrëveshjen
Memorandum mirëkuptimi për parandalimin dhe luftimin e ekstremizmit të dhunshëm dhe radikalizmit që çojnë në terrorizëm.
Lexo Marrëveshjen
Plan për bashkëpunim dhe konsultime ndërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë dhe Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme të Republikës së Shqipërisë.
Lexo Marrëveshjen
Deklaratë e përbashkët në kuadër të takimit të parë ndërqeveritar Shqipëri – Maqedoni.
Lexo Marrëveshjen
Memorandum bashkëpunimi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e kontrollit të brendshëm
Lexo Marrëveshjen

Lajmet e fundit