G2G
Mbledhjet e përbashkëta të qeverive të Shqipërisë- Mal i Zi janë një hap drejt një cilësie të re të marrëdhënieve dypalëshe. Këto takime vijnë në momentin e duhur për të forcuar më tej bashkëpunimin e dy vendeve dhe krijimin e lidhjeve më të mira ekonomike me impakt në komunitetet e dy vendeve.
Synohet promovimi dhe nxitja e bashkëpunimit në fushën e tregtisë së përbashkët, turizmit, energjisë, transportit, bujqësisë, kulturës dhe cdo lloj projekti që ka të bëjë me rritjen e kapaciteteve për shfrytëzimin e potencialeve të përbashkëta mes dy vendeve dhe krijimi i kushteve për të shtuar më tej bashkëpunimin në krijimin e lehtësirave që nxisin shkëmbimin tregtar mes Shqipërisë e Malit të Zi. Gjithashtu roli pozitiv i minoriteteve në te dyja vëndet respektive, janë pasuri shoqërore dhe kombëtare që duhet të jetë në fokus të partneritetit dypalësh.
Fushat e Veprimit
Takimet
Në kuadër të mbledhjes së dytë të përbashkët midis qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi u nënshkruan disa marrëveshje bashkëpunimi, mes të cilave Deklarata e Përbashkët midis Kryeministrit të Republikës së Shqipërisë Edi Rama dhe Kryeministrit të Malit të Zi Dritan Abazovic, Marrëveshja bilaterale midis Republikës së Shqipërisë dhe Malit të Zi mbi ndërtimin e urës në lumin e Bunës, si dhe Marrëveshja për hapjen e kufirit të përbashkët në kalimin Shën Nikollë – Pulaj në territorin e Republikës së Shqipërisë, – të nënshkruara nga Kryeministri Edi Rama dhe Kryeministri i Malit të Zi Dritan Abazovic. Më pas, u nënshkruan nga ministrat përkatës të dy qeverive, marrëveshje dhe memorandume në fushat e energjisë, peshkimit, mbrojtjes së bimëve, mbrojtjes sociale, sportit, kulturës dhe medias, mbrojtjes, shëndetësisë.
Mbledhja e dytë e përbashkët mes qeverisë së Republikës së Shqipërisë dhe qeverisë së Malit të Zi u mbajt në ndërtesën e re të të Akademisë së Shkencave dhe Arteve të Malit të Zi (CANU), në Podgoricë.
Më 3 korrik 2018 u zhvillua në Shkodër takimi i parë ndërqeveritar Shqipëri-Mali i Zi. Delegacionet kryesoheshin nga Kryeministrat Edi Rama dhe Dushko Markoviç dhe përbëheshin nga 11 ministra. Në mbyllje u mbajt një konferencë e përbashkët për shtyp. Si side-event i aktivitetit u zhvillua Forumi i Biznesit, i organizuar nga Dhomat e Tregtisë dhe Industrisë, si dhe Agjencitë e Investimeve të dy vendeve.
Gjatë G2G u nënshkrua një Deklaratë e Përbashkët dhe shtatë marrëveshje dhe memorandume mirëkuptimi/bashkëpunimi.